Flash

VIDEO/ Makina del nga rruga, përplas një person për vdekje

Lapsi.al 28 March 2018
VIDEO/ Makina del nga rruga, përplas një person për vdekje

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi u shënua pasditen e së mërkurës në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45 pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, kur një mjet tip Wolksvagen me targa AA 787 RZ me drejtues shtetasin D.K. ka aksidentuar një shtetas, ende i paidentifikuar, i cili udhëtonte me biçikletë.

I dëmtuari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa mjeti përfundoi brenda një biznesi të vogël buzë rrugës.

Drejtuesi i mjetit është ndalua nga Policia Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshëm procedurale. Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

https://youtu.be/5dttB7EclFk

Të këshilluara

Edhe Mali i Zi dëbon një diplomat rus

Edhe Mali i Zi i bashkohet vendeve që dëbuan diplomatë rusë pas helmimit të agjentit Skripal. Qeveria në Podgoricë ka njoftuar se ka shpallur ‘non grata’ konsul...

18:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI