Flash

Sot nis beteja për kullat prapa Teatrit Kombëtar, prona pritet t'i kalohet Ministrisë së Kulturës

Lapsi.al 29 March 2018
Sot nis beteja për kullat prapa Teatrit Kombëtar, prona pritet

Ditën e sotme është parashikuar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të diskutuar dhe votuar kalimin e tokës pas Teatrit Kombëtar në varësi të Ministrisë së Kulturës, zonë e cila më pas siç dihet do të shkojë në duart e ndërtuesve që do të bëjnë godinën e Teatrit, e si përfitim do të marrin lejen për ndërtimin e disa kullave, 7 në total.

Këshilltari demokrat Fabian Topollaj shprehet në rrjetin social se nesër opozita në Këshillin Bashkiak duhet të jetë e bashkuar pasi duhet të bllokojë aferën e ndërtimit kolosal pas godinës së Teatrit Kombëtar. Që maxhoranca të kalojë projektvendimin duhen 3/5 e votave, ose konkretisht 37 vota.

Aktualisht në Këshillin Bashkiak PS zotëron 25 vota, LSI 4 e PR-ja 1. PDIU ka 3 vota ndërsa FRD një votë.

Të këshilluara

Atentat në Shkodër, plagoset një person

Një person është plagosur në një përplasje me armë mbrëmjen e së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Oso Kuka”. I plagosuri ndodhet në spi...

21:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI