Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Protesta/ Ministri i Brendshëm Xhafaj: Skenar i mirëorganizuar, ka pasur persona me rrezikshmëri të lartë

Lapsi.al 31 March 2018
Protesta/ Ministri i Brendshëm Xhafaj: Skenar i mirëorganizuar, ka

Për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, protesta e sotme ka qenë një skenar i mirëorganizuar dhe se mes protestuesve ka pasur persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me precedentë penalë. Sipas ministrit, kjo protestë ishte e nxitur për interesa politike dhe se qytetarët e thjeshtë kuksianë tha Xhafaj, u distancuan nga dhuna e ushtruar ndaj policisë.

“Sikurse e keni ndjekur nga mediat, manifestim i presupozuar paqësor u shndërrua menjëherë në një sulm barbar kundër policëve. Grupe individësh të papërgjegjshëm në përbërje të të cilëve në numër jo të vogël gjendeshin elementë me të shkuar të rëndë kriminale dhe persona të tjerë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shfrytëzuan tubimin. Shpreh mbështetjen dhe respektin për ata qytetarë të një zone të dalluar për krenari e fisnikëri, që u distancuan nga këta individë të papërgjegjshëm dhe atyre që nxisin zjarrin e dhunën për interesa politike që sulmuan egërsisht punonjësit e policisë dhe shkatërruan pasurinë publike dhe atë private. Asnjë e drejtë s’mund të justifikojë sulmin kundër punonjësve të policisë së Shtetit dhe shkatërrimit të pronës publike dhe private. Vlerësoj gjakftohtësinë e treguar nga punonjësit e policisë duke shmangur realizmin e skenarëve më të rëndë kriminalë për të cilat ishin dhe mbeten të interesuar individë të caktuar.” – tha Xhafaj.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI