Flash

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit

Lapsi.al 9 November 2026

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, dërgohet në burg

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest në burg' për 52-vjeçarin Bledar Bakaj, i dyshuar për plagosjen e rëndë të 67-vjeçarit Enver Grëmi dhe shkeljen e një vendimi gjykate. Ngjarja ndodhi në fshatin Suk të Roskovecit, ku 52-vjeçari dyshohet se është rikthyer në banesën e familjes Grëmi me qëllim marrjen me forcë të vajzës 34-vjeçare.  

Përplasja me babanë e saj përfundoi në dhunë fizike, ku 67-vjeçari mbeti i plagosur në këmbë pasi u godit me drapër. Sipas dëshmisë së të atit, konflikti lidhet me një histori të nisur disa muaj më parë. Ai pretendon se Bakaj kishte marrë me vete vajzën e tij pas një vizite në spitalin e Fierit, ndërsa familja kishte humbur kontaktet me të për 45 ditë.

Pas rikthimit në shtëpi, 34-vjeçarja kishte deklaruar se ishte mbajtur kundër dëshirës dhe ishte dhunuar seksualisht. Ajo kishte kërkuar gjithashtu urdhër mbrojtjeje në polici. Vendimi për arrestimin e Bakajt u mor këtë të hënë, pas kërkesës së Prokurorisë së Fierit. Ai do të qëndrojë në paraburgim deri më 17 dhjetor 2026, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI