Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Deputetët dhe familjarët e të arrestuarve në komisariatin e Kukësit: Lironi djemtë tanë! Rama ik!

Lapsi.al 1 April 2018
Deputetët dhe familjarët e të arrestuarve në komisariatin e

Familjarët e protestuesve në Rrugën e Kombit të arrestuar gjatë natës në Kukës kanë “rrethuar” paraditen e sotme Komisariatin e Kukësit. Prokuroria ka lëshuar 36 urdhërarreste, ndërkohë që deri tani janë arrestuar 23 persona. Me thirrje të fuqishme dhe fishkëllima të forta ata thonë: “Lironi djemtë tanë! Rama ik!” 

Qytetarëve kuksianë i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës. Raportohet se përfaqësuesit e PD që kanë udhëtuar sot drejt Kukësit janë, Edmond Spaho, Flamur Noka, Arben Ristani, Enkelejd Alibeaj, Albana Vokshi, Izmira Ulqinaku, Orjola Pampuri, Ervin Salianji, Myslym Murrizi, Isuf Cela, Aldo Bumçi, Xhemal Gjunkshi.

Ndërsa nga LSI janë deputetët Endrit Braimllari, Përparim spahiu, Floida Kërpaçi, Nora Malaj.

Pasi janë takuar me banorët dhe anëtarë të këshillit bashkiak të Kukësit, deputetët e opozitës i janë drejtuar komisariatit të policisë, ku kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve.

“Të arrestuarit i kanë dërguar në Tiranë dhe nuk janë këtu në Kukës. Nëse do vazhdojnë me forma të tilla represive, situata mund të eskalojë. Shpresoj që ky zë të jetë dëgjuar. Në varësi të situatës do mbajmë qëndrimet tona”, u shpreh deputeti demokrat Edmond Spaho, në përfundim të takimit të deputetëve të opozitës me drejtues të Policisë në Komisariatin e Kukësit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI