Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Flet Duka: E vërteta e zgjedhjeve në FSHF dhe dënimi Skënderbeut

Lapsi.al 2 April 2018
Flet Duka: E vërteta e zgjedhjeve në FSHF dhe dënimi

Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku presidenti Armand Duka fitoi mandatin e katërt në krye të organit të futbollit vendas, vazhdojnë të kenë jehonë pas vendimit të gjykatës për të kthyer regjistrimin e veprimtarisë së Asamblesë, për shkak të mungesës së disa dokumenteve.

“Na kanë kërkuar disa dokumente shtesë, që ne po i bëjmë gati. Nuk ka asgjë kaq të madhe sa është bërë, e sigurisht nuk do të ketë asnjë ndryshim”, - tha Armand Duka në një intervistë për TCH. Pavarësisht regjistrimit në gjykatë apo ankimimit të rivalit të tij, presidenti Duka kujton edhe njëherë vlerësimin që iu bë këtij procesi zgjedhor nga organizmat europianë dhe botërorë, si UEFA dhe FIFA.

“UEFA dhe FIFA kanë pasur një vlerësim maksimal për këto zgjedhje, menjëherë pas përfundimit të tyre. Madje, edhe bashkëpunimi i tyre vazhdon. Brenda këtij viti do të vijë në Tiranë edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino për të parë projektet tona”, - tha më tej Duka.

Lajmi më i bujshëm i ditëve të fundit ka qenë dënimi i Skënderbeut me 10 vite pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare, si dhe një milion euro gjobë, penalizimi maksimal që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës së UEFA-s.

“Më vjen keq. Ky është një lajm i rëndë për klubin dhe vet futbollin vendas. Nëse këto janë të faktuara, atëherë drejtësia të bëjë punën e saj, ndërkohë që nëse jo, klubi duhet të gjejë rrugën për t’u mbrojtur”, - deklaroi Duka.

Gjithsesi, edhe nëse vendimi i UEFA-s për të dënuar Skënderbeun do të mbetet në fuqi, ai nuk do të ketë asnjë efekt në kampionatin vendas.

“Ne e kemi marrë njëherë vendimin për ta dënuar Skënderbeun. Vendimi i UEFA-s nuk na detyron neve që ta dënojmë sërish”, - u shpreh ndër të tjera Armand Duka.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI