Flash

Zhduket në det 32-vjeçari nga Vlora, familjarët: Doli me një motor uji, s’dimë asgjë prej së enjtes

Lapsi.al 2 April 2018
Zhduket në det 32-vjeçari nga Vlora, familjarët: Doli me

Një 32-vjeçar është denoncuar i zhdukur nga familjarët, të cilët deklarojnë se ai ka dalë me motor uji në det mbrëmjen e së enjtes, e pas një komunikimi telefonik me të pas mesnate, nuk dinë më asgjë.

Rreth orës 22:00 të së enjte Santo Imeraj ka dalë në det me një motor uji, nuk dihet se ku do shkonte dhe çfarë kishte në motorin e ujit, por sipas familjarëve kontakti i fundit i tij ka qenë ora 01:30 e së premtes ku 32-vjeçari ka bërë telefonatën e fundit me familjarët.

Në këtë komunikim, 32-vjeçari u ka thënë se ka shume dallgë dhe fryn erë e fortë, e për shkak të errësirës nuk mund të dallonte as ku ndodhej. Pasi kanë kaluar edhe mbi 48 orë nga kontakti i fundit me të, në kërkim të 32-vjeçarit është vënë edhe policia e Vlorës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI