Flash

Ministri Ahmetaj: TVSH biznesit të vogël për ta vjelë nga biznesi i madh

Lapsi.al 10 April 2018
Ministri Ahmetaj: TVSH biznesit të vogël për ta vjelë nga

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj mbron vendimin e Qeverisë për të ulur pragun e vetëdeklarimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në 2 milionë lekë të reja.

Në ditën që biznesi i vogël ka paralajmëruar një protestë duke ulur qepenat për një orë, Arben Ahmetaj doli në një bashkëbisedim me gazetarët, ku thotë se objektivi për uljen e pragut nuk është gjenerimi i të ardhurave të TVSH-së nga biznesi i vogël, por qartësia e transaksioneve për të vjelë këtë taksë nga biznesi i madh.

“Qëllimi është fokusi tek biznesi i madh, qartësia e transkasionit në funksion të mbledhjes më shumë TVSH nga biznesi i madh. Nuk synohet që biznesi i vogël të jetë gjenerator i të ardhurave të TVSH”, tha Ahmetaj.

Ministri deklaroi se nga bizneset e vogla arkëtohen rreth 1 miliard lekë nga TVSH, që përfaqëson vetëm 0.08 për qind të totalit. Pjesa tjetër, thotë ai, janë mbledhura nga biznesi i madh.

Ahmetaj thotë se kjo masë nuk rrit as çmimet dhe as koston për biznesin e vogël.

“Gënjejnë kur thonë se do të rritet kosto. Kemi pyetur, kemi bërë anketa dhe të gjitha shpenzimet që mund të bëhen janë 15 mijë lekë në vit, që janë të zbritshme. Gënjejnë kur thonë se do të rriten çmimet dhe fakti që jemi në prill dhe çmimet nuk janë rritur e tregon këtë”, shton ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI