
Policia e Tiranës ka arrestuar Robert Dukën, 50 vjeç, nga Vlora, i dyshuar si autor i grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit. Ngjarja ndodhi më 2 nëntor, rreth orës 10:45, kur një person i maskuar hyri në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e një sendi që ngjante me armë zjarri, arriti të marrë 60 mijë euro.
Fillimisht, autori kërcënoi punonjësin e sigurisë dhe më pas iu drejtua sporteleve, ku mori paratë. Pas grabitjes, ai u largua me një monopatinë elektrike, në drejtim të stadiumit “Selman Stërmasi”. 50-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua nga policia pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë.