Flash

Migracioni i parregullt/ 4500 shqiptarë të deportuar në 3 muaj

Lapsi.al 11 April 2018
Migracioni i parregullt/ 4500 shqiptarë të deportuar në 3 muaj

Vijon deportimi i shtetasve shqiptarë që kanë tentuar të marrin azil drejt vendeve të BE. Kështu, sot në Rinas ka mbërritur një avion me 30 shqiptarë të deportuar nga Franca dhe Belgjika.

Si rezultat i bashkëpunimit dhe koordimimit me Frontex dhe policitë homologe, është bërë e mundur që nga 1 janari deri në 10 prill 2018 të deportohen 4492 shtetas shqiptarë të parregullt, nga vendet e BE-së.

Ndërkohë, që prej gushtit 2017, vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin e këtij fenomeni. Në këtë kuadër, në të gjitha pikat e kalimit kufitar nuk janë lejuar të kalojnë shtetasit që nuk përmbushnin kushtet për të udhëtuar në zonën Schengen.

Po në kuadër të masave parandaluese, gjatë kësaj periudhe janë proceduar 80 shtetas shqiptarë që kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara. Masat janë forcuar edhe në kufirin jeshil, ku si rezultat i patrullimeve janë kapur rreth 700 shtetas shqiptarë që kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme. Policia e Shtetit është e vendosur që të zbatojë me rigorozitet masat shtesë, deri në parandalimin e fenomenit të azilkërkimit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI