Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Shtypi europian kryqëzon Mesin dhe Barçën pas disfatës së Romës

Lapsi.al 11 April 2018
Shtypi europian kryqëzon Mesin dhe Barçën pas disfatës

Shtypi botëror u shokua nga dështimi i Barcelonës ndaj Romës dhe nga “zhdukja” e yllit të katalanasve, Leo Messi.

Sipas gazetave sportive, merita ishte e gjitha e Romës, që bëri Barcelonën të dukej si Crotone.

Gazzetta dello Sport: “Mbrëmje e mrekullueshme. Në fillim, nuk e besonte askush. Roma shënoi tre gola pa vuajtur fare. Me një Dzeko stratosferik, me një Manolas homerik dhe një Di Francesco që shndërroi ëndrrën në realitet. Roma është mes 4 më të mirëve të Europës.

Corrierre dello Sport: “Një Romë përrallore. Pas një ndeshjeje fantastike, unike dhe speciale, Dzeko dhe shokët e tij i dhanë tifozëve një fitore të çmendur. Një 3-0 që turpëron Barcelonën e Messit. Meritë e të gjithëve dhe veçanërisht e Di Francescos, që zbriti në fushë me një 3-5-2 që bllokoi Barcelonën. Punën ia bëri të lehtë edhe “fantazma Messi”, i cili u kufizua nga lëvizjet perfekte të mbrojtjes së Romës”.

L’Equipe: “Në Romë u pa një Romatadë. Pasi përmbysi humbjen 4-1 ndaj PSG, Barcelona provoi se çfarë do të thotë të të përmbysin rezultatin. Roma arriti të pamendueshmen duke u kualifikuar në gjysmëfinale, ndërsa Barcelona nuk njihej”.

Olé: “Një ekip që nuk lufton për titullin në një vend që as nuk do të shkojë në Botëror, lë jashtë Champions-it Barcelonën. Goditje e rëndë për Messin. Çfarë i ndodhi Barcelonës? Një rënie forme në momentin kyç të sezonit. Përveç Ter Stegenit, asnjë lojtar i skuadrës katalanase nuk u paraqit mirë”. TCH

Të këshilluara

FOTO/ Laura i jep zemër Romës para Barcelonës

Roma në Champions është thirrur këtë të martë në mbrëmje të përmbushë një detyrë thuajse të pamundur për të mposhtur Barcelonën pas humbjes 4-1 të një jave më p...

17:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI