Flash

Rusi 2018: Portugali-Spanjë 3-3, një tregolësh i CR7 frenon Furitë e Kuqe

Lapsi.al 15 June 2018
Rusi 2018: Portugali-Spanjë 3-3, një tregolësh i CR7 frenon

Spektakël në Sochi ku Portugalia dhe Spanja kanë barazuar 3-3 në ndeshjen e dytë të Grupit B. Një mbrëmje magjike për Cristiano Ronaldon në "Fisht Stadium" ku realizoi tregolësh.

Një fillim befasues për spanjollët, të cilët e panë veten në disavantazh që në minutën e 4': Ronaldo fiton një 11 metërsh të cilin e transformon në gol.

Në minutën e 24' Furitë e Kuqe gjejnë barazimin me anë të Diego Costa, por në të 44' kalohen sërish nga CR7: gafë e portierit De Gea në goditjen e portugezit.

Në pjesën e dytë sërish Diego Costa rivendos barazimin në të 55' dhe vetëm tri minuta më pas Nacho kalon në avantazh të tijtë (58').

Minutat kalojnë plot emocione dhe në të 88' është sërish ylli i Real Madrid që ndëshkon spanjollët me një goditje dënimi në perfeksion.

Gjithçka mbaron në 3-3 dhe nga një pikë për Portugalinë dhe Spanjën në Grupin B, që momentalisht kryesohet nga Irani me 3 pikë pas fitores 1-0 ndaj Marokut.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI