Flash

Video/ Uruguaji në 1/8, Suarez kafshon Arabinë Saudite

Lapsi.al 20 June 2018
Video/ Uruguaji në 1/8, Suarez kafshon Arabinë Saudite

Uruguaji është skuadra tjetër që kualifikohet në 1/8 e finaleve në Grupin A, pas fitores edhe në ndeshjen e dytë të Botërorit, 1-0 kundër Arabisë Saudite. Në Rostov Arena vendos sulmuesi Luis Suarez, që realizon golin që con amerikanolatinët në fazën tjetër dhe njëkohësisht kthen Arabinë Saudite në shtëpi.

Një ndeshje e kujdesshme nga Uruguaji, me Tabarez që shqetësohej vetëm për rezultatin dhe aspak për spektaklin, edhe pse në fushë ishin dy prej qendërsulmuesve më të mirë të botës Suarez e Cavani. shumë pak raste, e madje nuk pati as sforco nga Uruguaji për të mbyllu llogaritë, ndaj një skuadre që në ndeshjen e parë mori 5 gola në debutim.

Suarez shënoi golin e vetëm të ndeshjes, në zhvillimet e një goditje këndi, në minutën e 23 dhe më pas, lojë pa ritëm, një Uruguaj pritës e një Arabi Saudite në kaos taktik, pa kualitete për të ndryshuar lojën edhe pse u përpoq, por pa rrezikuar pothuaj asnjëherë seriozisht portën e Muslerës.

4-1-4-1 i Pizzit mund të ketë shërbyer për të shmangur një tjetër goleadë pas asaj 5-0 në ndeshjen e parë kundër Rusisë, por nuk ishte efikas për të shmangur largimin nga Botërori pas 180 minutash, me dy humbje e zero gola të shënuar.

Amerikanolatinët me fitoren e dytë, edhe kjo pa shkëlqim por rezultative shkon në 1/8 e finaleve dhe diskuton tashmë vendin e parë me Rusinë me të dy skuadrat me 6 pikë, duke lënë dy skuadrat e Lindjes së Mesme pa pikë në dy takimet e luajtura.

https://streamable.com/d5qk1

Të këshilluara

Uruguaji me yjet kundër Arabisë Saudite

Në Rostov Arena mbyllen sfidat e dyta të Grupit A me Uruguajin në fushë përballë Arabisë Saudite. Amerikanolatinët kërkojnë fitoren e dytë për të diskutuar më p...

16:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI