Flash

"Peshqit e mëdhenj", dënohet me 3.5 vjet burg kreu i Kuvendit në Rumani

Lapsi.al 27 May 2019
"Peshqit e mëdhenj", dënohet me 3.5 vjet burg kreu i

Lideri i Partisë Social-Demokratike dhe njëherësh kryeparlamentari i Rumanisë, Liviu Dragnea, është dënuar për shpërdorim detyre me 3.5 vjet burgim me një vendim të formës së prerë të Gjykatës Supreme.

Në ngarkim të Dragnea-s ka gjithashtu një dënim të mëparshëm për manipulim votash. Kreu i Dhomës së Ulët në legjislativin rumun, apeloi vitin e kaluar vendimin fillestar të Gjykatës së Shkallës së Parë. Ditën e sotme, pritej që zyrtari të merrej nga forcat poliore për t'u dërguar në paraburgim.

Rumania renditet nga Transparency International si një nga anëtaret më të korruptuara të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Përgjatë dy vjetëve të fundit, në Rumani janë zhvilluar protesta pothuaj periodike kundër përpjekjeve të klasës politike për të dekriminalizuar disa vepra të korrupsionit dhe për të dobësuar gjyqësorin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI