Flash

Komisioni Kuvendor në Maqedoninë e Veriut voton për heqjen e mandatit të Gruevskit

Lapsi.al 29 May 2019
Komisioni Kuvendor në Maqedoninë e Veriut voton për heqjen e

Komisioni Kuvendor i Maqedonisë së Veriut ka votuar pro heqjes së mandatit të ish-kryeministrit Nikola Gruevski, i cili ka fituar azil politik në Hungari pasi u dënua për korrupsion.

Pjesa më e madhe e anëtarëve ishin të pranishëm në Komision. Seanca u udhëhoq nga nënkryetarja Snezhana Kalesa Vançeva. Anëtarë e Komisionit me 5 vota pro dhe asnjë kundër, i propozuan Kuvendit që t’i merret mandati i deputetit, Nikola Gruevskit.

Në seancën e radhës plenare të Kuvendit të Maqedonis së Veriut do të votohet për mandatin e deputetit të Gruevskit. Për heqjen e mandatit ndaj ish-kryeministrit duhen 2/3 e votave të parlamentit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI