Flash

Mashtroi publikun gjatë fushatës për Brexit-in, Boris Johnson thirret në gjyq

Lapsi.al 29 May 2019
Mashtroi publikun gjatë fushatës për Brexit-in, Boris Johnson

Gjykata e Magjistraturës në Westminister, ka thirrur sot ish-ministrin britanik të Punëve të Jashtme, Boris Johnson-in, për t’u përballuar me akuzën e shpërdorimit të postit publik në lidhje me një pretendim që ngriti për kostot e qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian, gjatë fushatës për referendumin e 2016 për Brexit. “Boris Johnson do të dalë para gjykatës në një seancë paraprake dëgjimore që do të përcaktojë nëse çështja duhet të pas të dërgohet në një institucion tjetër për t’u gjykuar.”- ka njoftuar gjykata për mediat.

Angazhimi i ish-Sekretarit të Jashtëm britanik në fushatën për Brexit-in rezultoi vendimtar. Johnson  deklaroi pak para mbajtjes së referendumit se Britania i paguante çdo javë BE-së 350 milionë stërlina, një bilanc spekulativ që mendohet të ketë ndikuar tek elektorati.

Akuzat ndaj ish-kryebashkiakut të Londrës u ngritën nga biznesmeni Marcus Ball, i cili e cilësoi deklaratën një sjellje të papërgjegjshme dhe të pandershme. Gjykatësja që kryeson shqyrtimin e çështjes, Margot Coleman, ia ka deleguar gjykimin Gjykatës së Kurorës Mbretërore.

Johnson është një kandidat potencial për postin e kryeministrit të ri të Britanisë në radhët e konservatorëve. Mbetet për t’u parë nëse ngjarja në fjalë do të ndikojë në zgjedhjet e brendshme të të djathtëve.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI