Flash

Pakistan, ish-presidenti Zardari përballet me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash

Lapsi.al 1 June 2019
Pakistan, ish-presidenti Zardari përballet me akuzat për korrupsion

Zyra Kombëtare e Llogaridhënies (NAB) në Pakistan, që përfaqëson autoritetin më të lartë anti-korrupsion të vendit, ka lëshuar një urdhër arresti për ish-presidentin Asif Zardari, i cili është vendosur nën akuzën e pastrimit të parave. NAB-i ka njoftuar se kërkesa për arrest do t’i dërgohet Gjykatës së Lartë në Islamabad brenda datës 10 qershor.

Zardari, aktualisht lider opozitar, që  ka shërbyer për një mandat (2008-2013) në detyrën e presidentit të Pakistanit, do të përballet para togave të zeza me hetime për raste të shumta korrupsioni dhe pastrimi parash, që arrijnë shumën e një milioni rupish, valuta vendase. Ish-presidenti është arrestuar për disa afera korruptive në periudhën mes viteve 1990-2004, ndonëse nuk është shpallur asnjëherë fajtor.

Sakaq, edhe djali i tij, Bilaëal Bhutto Zardari, i cili drejton Partinë Popullore të Pakistanit (PPP) të qendrës së majtë, si edhe anëtarë të tjerë të familjes, janë akuzuar gjithashtu për afera korruptive.

Të këshilluara

Itali/ Shpërthen vullkani Etna (Video)

Etna ka nisur aktivitetin e saj shpërthyes në kraterin Jug-lindor dhe në krahun veri-lindor të kraterit të ri Jug-lindor. Pamjet spektakolare tregojnë moment...

15:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI