Flash

Trump takim me May-n, nisin protestat në qytetet britanike

Lapsi.al 4 June 2019
Trump takim me May-n, nisin protestat në qytetet britanike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takojë sot kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May. Trump ndodhet për vizitë treditëshe shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar. Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, do të jetë në mesin e ministrave të pranishëm në bisedime.

Ndërkohë sot janë paralajmëruar edhe protesta në disa qytete të Britanisë. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se presidenti i SHBA-së është majft i papëlqyeshëm në mesin e britanikëve. Udhëheqësi i Partisë opozitare Laburiste, Jeremy Corbyn, do t’iu adresohet protestuesve në tubimin në Londër.

Të hënën, Trump mori pjesë në një banket shtetëror në Pallatin Bukinghem, ku lavdëroi, siç tha, miqësinë e përjetshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

Mbretëresha britanike, Elizabeth, tha se dy vendet kremtojnë aleancën, e cila ka garantuar sigurinë dhe prosperitetin e dy popujve për dekada. Trump dhe May do të dalin në konferencë të përbashkët për media në orën 14:00, sipas kohës lokale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI