Flash

SHBA: Shpresojmë që Ankaraja të mos blejë sistemin S-400 nga Rusia

Lapsi.al 7 June 2019
SHBA: Shpresojmë që Ankaraja të mos blejë sistemin S-400 nga

Nënkryetari i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes përgjegjës për Evropën dhe NATO-n, Andrew Winternitz, deklaroi mbrëmë se vendimi i Turqisë për të blerë sistemin e mbrojtjes raketore S-400, ka brenda vetes “rreziqe të papranueshme”, dhe nga shkaku i kësaj shpreson që Ankaraja të mos realizojë këtë blerje.

Komentet e tij Winternitz i bëri në një forum të mbajtur në Washington të titulluar “E ardhmja e bashkëpunimit të sigurt transatlantik”, të cilin e organizoi Bashkimi Evropian (BE) dhe magazina prestigjioze “Foreign Policy”.

Duke u përgjigjur një pyetjeje të parashtruar rreth blerjes turke nga Rusia të sistemit të mbrojtjes raketore S-400, Winternitz tha se kjo përmban në vete “rreziqe të papranueshme”.

Siç bëri të ditur Winternitz, administrata amerikane vazhdon negociatat me Ankaranë zyrtare mbi këtë temë.

“Kjo blerje nuk është në harmoni me angazhimin e Turqisë në NATO”, tha ai.

Zyrtari amerikan nuk deshi t'i përgjigjej pyetjes se cila do të jetë përgjigjja amerikane nëse Turqia blen nga Rusia sistemin S-400.

“Ne shpresojmë që Turqia të mos blejë sistemin S-400 nga Rusia”, tha Winteritz.

Ai tha se marrëdhënia që ka Amerika me Turqinë është shumë e shtrirë dhe se ky partneritet strategjik do të mbetet, për të shtuar se “tani mbetemi me shpresë se do të mund ta diskutojmë këtë çështje me ata”.

 

 

Të këshilluara

Putin akuzon SHBA-në për nxitje të luftës

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po synojnë të shpërndajnë “juridiksionin e tyre” në gjithë botën. Ai ka akuzuar Uashingtonin për...

15:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI