Flash

“Më jepni një pushim, jeta nuk funksionon në këtë mënyrë”, Trump vihet me "shpatulla pas murit" nga pyetja e gazetarit

Lapsi.al 13 June 2019
“Më jepni një pushim, jeta nuk funksionon në këtë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një intervistë të dhënë për “ABC News”, është shprehur se do të pranonte informacione të dëmshme për kandidatin rival në fushatën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, edhe nëse burimi i këtyre të dhënave do të ishte një qeveri e huaj.

“Ata kanë informacion – mendoj se do ta merrja”, tha Trump, duke përjashtuar se kjo rrjedhje informacioni do të klasifikohej si ndërhyrje në zgjedhje. I pyetur nëse mendonte se do të ishte më e udhës që djali i tij, Donald Trump Jr, duhet të kishte kontaktuar Byronë Federale të Investigimit (FBI), kur mori një e-mail me përmbajtje të kësaj natyre në vitin 2016, teksa Trump garante përballë ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton-it, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha: “Më jepni një pushim, jeta nuk funksionon në këtë mënyrë”.

Megjithatë, presidenti më vonë u tëhroq duke thënë se në raste të tilla “ndoshta” do t’i drejtohej FBI-së nëse do të dispononte informacione me një rëndësi të veçantë.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI