Flash

Banda shqiptare që drejtoi "Deliveroo for drugs" dënohet me 60 vite burg

Lapsi.al 12 June 2019
Banda shqiptare që drejtoi "Deliveroo for drugs" dënohet me

Një bandë shqiptare që bëri 4 milion paund në vit duke shitur drogë është burgosur për një total prej 60 vjetësh.

Pasi hynë në vend ilegalisht, 10 personat e përfshirë zhvilluan shërbimin e sofistikuar për Tunbridge Wells duke punuar ditë e natë.

I quajtur "Conspiracy 24/7", grupi krijoi një call center që merrte porosi përmes telefonatave.

Call center-i  mori më shumë se 1.500 telefonata në një javë dhe tregtarët e drogës do të kryenin qindra transaksione brenda javës.

Gjykatësi Brown i tha kryetarit të bandës, Nelson Alliajt: "Unë jam i sigurt se pasi u deportuat nga Mbretëria e Bashkuar në fillim të vitit 2018, ju u kthyet sërish në mënyrë të paligjshme me qëllimin e vetëm për të realizuar këtë komplot.

Nuk është e qartë nëse ju e kishit nisur këtë punë që në pranverën e vitit 2018 kur u kthyet. Ky ishte një krim i organizuar serioz dhe ju ishit në zemër të tij."

Personat e përfshirë në “Delivero for drugs” u dënuan si më poshtë:

Ervis Dervishi, 21 vjeç, i Cone Road në Colchester u dënua me shtatë vjet.

Rigels Hadushaj, 20 vjeç, nga Grenfell Mansions në Deptford u dënua me shtatë vjet.

Izmir Basha, 24 vjeç, nuk ka vendbanim fiks, u dënua me shtatë vjet.

Arlind Palushi, 19 vjeç, pa vendbanim, fiks u dënua me gjashtë vjet e gjashtë muaj.

Alfred Gashi, 19 vjeç, nga Lodge Road në Southampton, u dënua me gjashtë vjet e tre muaj.

Marius Kuçi, 25 vjeç, nga Lodge Road në Southampton, u dënua me katër vjet.

Fatos Metalia, 26 vjeç, pa vendbanim fiks, u dënua me katër vjet.

Arsid Mataj, 24 vjeç, pa vendbanim fiks, u dënua me tre vjet e gjashtë muaj.

Xhensil Vucaj, 18 vjeç, nga Brook Road në Thornton Heath, i vetmi shtetas i ligjshëm i Mbretërisë së Bashkuar, u dënua me dy vjet, u pezullua për dy vjet dhe 200 orë punë të papaguar.

Përktheu nga www.kentonline.co.uk, ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI