Flash

Trump: Është e rëndësishme të bëjmë marrëveshje me Meksikën

Lapsi.al 10 June 2019
Trump: Është e rëndësishme të bëjmë

Presidenti Donald Trump thotë se Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar atë që ai e quajti “një pjesë tjetër shumë e rëndësishme e Marrëveshjes së Imigracionit dhe Sigurisë me Meksikën”, pa zbuluar asnjë detaj rreth përmbajtjes së tij.

Ai tha të hënën në Twitter se masa në fjalë është një pjesë e marrëveshjes së imigracionit, të cilën “Shtetet e Bashkuara po e kërkojnë prej shumë vitesh”. Ai shtoi se tani masa do të duhet të miratohet nga Kongresi i Meksikës dhe kërcënoi se nëse ajo dështon të miratohet atje, ai do t’i kthehet kërcënimit të tij për të imponuar tarifa të reja ndaj mallrave meksikane.

Deklaratat e fundit pasojnë një marrëveshje të njoftuar të premten, e cila kërkon që Meksika të dërgojë 6,000 trupa në kufirin e saj me Guatemalën, për të ndalur rrjedhën e emigrantëve dhe u jep Shteteve të Bashkuara autoritet të ri për të detyruar azilkërkuesit të qëndrojnë në Meksikë, ndërkohë që çështjet e tyre ligjore në Shtetet e Bashkuara Shtetet janë në pritje për t’u shqyrtuar.

Presidenti Trump ka kritikuar prej shumë kohësh Meksikën, që nuk ka bërë sa duhet për të ulur numrin e njerëzve që mbërrijnë në kufirin jugor të SHBA dhe para njoftimit të së premtes kishte premtuar të impononte tarifa prej 5 për qindsh, të cilat do të rriteshin gradualisht, nëse qeveria meksikane nuk do të merrte mesat e nevojshme. /Voa/

Të këshilluara

Gruevski filmohet duke festuar në jaht

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski është filmuar nga kamerat në një jaht në Danub. Ka qenë gazetari, Balezh Ceko ai që në llogarinë  e tij...

12:07

Turqi/ 8 viktima gjenden në një varr masiv

Tetë viktima të luftës në Bosnjë e Hercegovinë janë gjetur në një varr të ri masiv në malin Igman në afërsi të Sarajevës, raporton Anadolu Agency (AA). Emza ...

23:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI