Flash

Luftërat tregtare dhe tensionet gjeopolitike po ngadalësojnë rritjen e ekonomisë globale

Lapsi.al 10 June 2019
Luftërat tregtare dhe tensionet gjeopolitike po ngadalësojnë

Ministrat e Financave të vendeve të G20-s thanë të dielën se tensionet tregtare dhe ato gjeopolitike kanë “intensifikuar” po kërcënojnë rritjen ekonomike botërore. Por ata i shmangën thirrjet për zgjidhje të konfliktit të thelluar tregtar mes SHBA-së dhe Kinës.

Pas diskutimesh të ndezura që pothuaj çuan në mos nxjerrjen e një komunikate të përbashkët, ministrat e Financave dhe guvernatorët e Bankave Qendrore të mbledhur në Japoni, dhanë një mbështetje të vakët për një sistem tregtar multilateral, bazuar në rregulla.

“Rritja botërore duket se po stabilizohet dhe përgjithësisht parashikohet të marrë një shtysë më vonë gjatë këtij viti dhe në 2020-s” thuhej në një komunikatë të ministrave të Financave të G-20-s, lëshuar në fund të takimit në Fukuoka.

“Megjithatë, rritja ekonomike mbetet e ulët dhe rreziqet janë të pranishme. Më e rëndësishmja është se tensionet tregtare dhe ato gjeopolitike janë intensifikuar. Ne do të vazhdojmë t’i adresojmë këto rreziqe e të qëndrojmë gati për të ndërmarrë veprime të mëtejshme”, thuhej gjithashtu në deklaratë.

Ministrat e Financave ranë dakord të përpilojnë rregulla të përbashkëta brenda vitit 2020 për të mbyllur të çarat në kode fiskale që po shfrytëzohen nga gjigandët e teknologjisë si Facebook-u dhe Google, për të shmangur taksat për korporatat. Komunikata përmban gjithashtu angazhimin për rritur transparencën lidhur me e borxhin si nga ana e huamarrësve ashtu edhe kreditorëve. Një tjetër prioritet lidhej me zhvillimin e qëndrueshëm infrastrukturor, çështje së cilës iu dha vëmendje e veçantë nisur nga shqetësimet që projekti masiv kinez infrastrukturor “Një brez, një rrugë” po ngarkon vendet me borxhe që ata nuk do të mund t’i paguajnë. /voa

Të këshilluara

Gruevski filmohet duke festuar në jaht

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski është filmuar nga kamerat në një jaht në Danub. Ka qenë gazetari, Balezh Ceko ai që në llogarinë  e tij...

12:07

Turqi/ 8 viktima gjenden në një varr masiv

Tetë viktima të luftës në Bosnjë e Hercegovinë janë gjetur në një varr të ri masiv në malin Igman në afërsi të Sarajevës, raporton Anadolu Agency (AA). Emza ...

23:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI