Flash

Turqi/ 8 viktima gjenden në një varr masiv

Lapsi.al 7 June 2019
Turqi/ 8 viktima gjenden në një varr masiv

Tetë viktima të luftës në Bosnjë e Hercegovinë janë gjetur në një varr të ri masiv në malin Igman në afërsi të Sarajevës, raporton Anadolu Agency (AA).

Emza Fazlliq, zëdhënëse e Institutit të Personave të Zhdukur të Bosnjë e Hercegovinës tha për AA se gërmimet në varrin masiv të gjetur të mërkurën, në të cilin besohet se gjenden mbetje mortore të civilëve boshnjakë të vrarë në luftën e viteve 1992-1995 janë duke vazhduar dhe se aktualisht janë zbuluar tetë kufoma.

Fazlliq tha se besohet se në varrin masiv gjenden të varrosur 12 viktima, duke shtuar se në varr janë gjetur edhe gëzhoja plumbash.

“Besojmë se trupat u përkasin 12 civilëve që jetonin në rajonin Donji Haxhiqi. Këta njerëz janë vrarë duke u përpjekur të arrijnë në zonën e sigurt përmes malit Igman. Deri më tani kemi gjetur trupat e pajetë të 8 personave dhe besojmë se do të gjejmë edhe 4 kufomat e tjera”, u shpreh Fazlliq.

Ajo njoftoi se gjatë gërmimeve janë gjetur edhe sende personale të viktimave dhe shtoi se kufomat do t’i nënshtrohen testit të ADN-së për identifikimin e tyre.

 

Të këshilluara

Putin akuzon SHBA-në për nxitje të luftës

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po synojnë të shpërndajnë “juridiksionin e tyre” në gjithë botën. Ai ka akuzuar Uashingtonin për...

15:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI