Flash

Britani, zyrtarizohen 11 kandidatët që kërkojnë postin e kryeministrit

Lapsi.al 11 June 2019
Britani, zyrtarizohen 11 kandidatët që kërkojnë postin e

Kryeministrja në ikje e Britanisë së Madhe, Theresa May, njoftoi një javë më parë dorëheqjen nga posti drejtues i ekzekutivit, si edhe nga kreu i Partisë Konservatore, pas dështimit për gjetjen e një marrëveshjeje lidhur me çanëtarësimin e vendit nga Bashkimi Evropian (Brexit). Megjithatë, May do të vijojë të shërbejë si kryeministre deri më datë 22 korrik, pasi të djathët duhet të zhvillojnë një proces të gjatë për të përzgjedhur mes kandidatëve pasuesin e saj.

11 deputetë konservatorë kanë shpallur kandidaturën e tyre në garën për të marrë drejtimin e partisë. Bëhet fjalë për Andrea Leadsom, Drejtuese e Dhomës së Përfaqësuesve; Michael Gove-in, Sekretar për Mjedisin; Boris Johnson, ish-Sekretar për Politikën e Jashtme; Jeremy Hunt, Sekretar për Politikën e Jashtme; Dominic Raab, Sekretar për Brexit; Rory Steëart, Sekretar shteti për Zhvillimin Ndërkombëtar; Sajid Javid, Sekretar për Punët e Brendshme; Matt Hancock, Sekretar i Shëndetësisë; Esther McVey, ish-Sekretare për Punën dhe Pensionet; Mark Harper, ish-Sekretar shteti për Emigracionin dhe Sam Gyimah, ish-Sekretar shteti për Universitetet dhe Shkencën.

Çdo kandidaturë duhet të mbështetet nga të paktën tetë deputetë. Më 13 qershor do të zhvillohet raundi i parë i votimit, ku do të skualifikohet kandidati që merr më pak vota.

Më 18 qershor do të zhvillohet raundi i dytë i votimit kur do të eleminohet kandidati ose kandidatët që marrin më pak se 10% të mbështetjes. Më 19 dhe 20 qershor, Partia Konservatore do të mbajë votime deri sa në garë të mbeten vetëm dy kandidatë.

Ndërsa, më datë 22 qershor është parashikuar që konservatorët të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri.

Të këshilluara

Gruevski filmohet duke festuar në jaht

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski është filmuar nga kamerat në një jaht në Danub. Ka qenë gazetari, Balezh Ceko ai që në llogarinë  e tij...

12:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI