Flash

Twitter fshin mijëra llogari të lidhura me qeverinë iraniane

Lapsi.al 14 June 2019
Twitter fshin mijëra llogari të lidhura me qeverinë iraniane

Kompania Twitter thotë se ka fshirë rreth 4.800 llogari të cilat beson se “janë të lidhura ose të mbështetura drejtpërdrejt nga qeveria iraniane” dhe i ka arkivuar ato në bazën publike të të dhënave. Kompania tha se shumica e llogarive përhapnin lajme që synonin të mbështesnin interesat gjeopolitike iraniane, ose të funksionojnë si profile të rreme për të manipuluar debatin në internet.

Një nëngrup i vogël, me origjinë nga Irani, ishte “angazhuar vetëm në diskutime në lidhje me Izraelin”. Twitter tha se ka hequr edhe katër llogaritë tjera që beson se janë të lidhura me Agjencinë ruse për Hulumtime të Internetit (IRA).

Kjo kompani ishte akuzuar nga agjencitë e inteligjencës amerikane se ka punuar me inteligjencën ruse për të përhapur keqinformimin gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA. Twiitet njoftoi se ka fshirë edhe 33 llogari me origjinë nga Venezuela, dhe 130 llogari të lidhura me lëvizjen katalunase të pavarësisë në Spanjë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI