Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, BE: Pa gjyqësor të pavarur, nuk ka anëtarësim

Lapsi.al 4 July 2019
Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, BE: Pa gjyqësor të

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke lëvizur në drejtimin e duhur, por shumë ngadalë, dhe qytetarët janë të lodhur për shkak se ata nuk e shohin perspektivën e përparimit të shpejtë drejt BE-së, u tha të enjten, në hapjen e Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, në Poznan të Polonisë, që mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit.

Polonia aktualisht kryeson procesin e Berlinit, i projektuar për të rigjallëruar lidhjet midis Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Genoveva Ruiz Calavera, tha se asnjë vend nuk do të hyjë në BE, derisa nuk është i gatshëm për të, dhe përderisa nuk ka një gjyqësor të pavarur.

Ministri i jashtëm polak, Jacek Czputowicz, ka bërë thirrje për “bashkëpunim më të fuqishëm” midis Bashkimit Evropian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se kjo do të ndihmojë në rritjen e “stabilitetit dhe zhvillimit” të rajonit.

“Evropa nuk mund të konsiderohet plotësisht e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor, si në aspektin gjeografik ashtu edhe në atë gjeopolitik, dhe një politikë ambicioze e zgjerimit të BE-së është vendimtare”, tha Czputowicz.

Ndërkaq, zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Szymon Szynkowski vel Sek, para fillimit të konferencës, shprehu shpresën se pjesëmarrësit do të bien dakord, që në tetor të fillojnë negociatat për anëtarësimin në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Muajin e kaluar, shtetet anëtare të BE shtynë një vendim, për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në tetor. Disa anëtarë të bllokut, duke përfshirë Francën dhe Holandën ishin kundër hapjes së negociatave.

Komisioni Evropian, si institucion ekzekutiv i bllokut, ka rekomanduar që bisedimet e pranimit me dy vendet e Ballkanit të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, duke thënë se të dyja vendet kanë “kryer reforma”.

Mbledhjes së ministrave të Jashtëm, të Brendshëm dhe të Ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’u bashkohen, më 5 korrik, krerët e BE-së, duke përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministren britanike në largim, Theresa May, kryeministrin francez, Edouard Philippe dhe presidentin polak, Andrzej Duda.

Procesi Berlin, një iniciativë diplomatike e kancelares gjermane, Angela Merkel, filloi në vitin 2014 me qëllim për të mbështetur një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor si dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit./REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI