Flash

Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, kapërcehen nivelet e pasurimit të uraniumit

Lapsi.al 8 July 2019
Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, kapërcehen nivelet e

Agjencia iraniane për energji bërthmamore ka njoftuar se vendi i ka tekjkaluar nivelet e pasurimit të uraniumit, të përcaktura nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore e vitit 2015. Lajmi është bërë i ditur nga media shtetërore që citonte zëdhënësin Behrouz Kamalvandi, i cili ka deklaruar se nivelet e pasurimit kishin arritur në afro 5 për qind, duke e shkelur kufirin prej 3.67% vendosur në Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, tha se vendi i tij do të fillojë pasurimin e uraniumit në nivele më të larta, nëse nuk lehtësohen sanksionet nga nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes së vitit 2015. Ndërsa, nga ana tjetër, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, paralajmëroi të dielën Iranin që “të ketë kujdes”.

Trump nuk foli konkretisht për masat që po planifikon administrata e tij, por përsëriti qëndrimin se “Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore”. Marrëveshja e ndalon Iranin të prodhojë uranium të pasuruar mbi nivelin 3.67% dhe e lejon të mbajë vetëm 300 kilogramë nga ky lloj materiali në rezervat e vendit.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI