Flash

Ngatërrohen stinët, borë në mes të verës (VIDEO)

Lapsi.al 15 July 2019
Ngatërrohen stinët, borë në mes të verës (VIDEO)

Mbrëmë ka rënë borë në Malin Musala (100 km larg Maqedonisë), maja më e lartë në Bullgari, pjesa më e madhe e vendit u ballafaqua me stuhi dhe mot me shi.

Mediat në Bullgari raportojnë se në majën e Musala, e cila ka një lartësi prej 2925 metra, ka rënë borë sa për ta bërë një dordolec.Temperaturat kanë rënë nën zero gradë Celsius në ditët e fundit, raporton SofiaGlobe.

Të dielën në mëngjes, shtatë fluturime u anuluan nga aeroporti i Burgas, në bregun jugor të Bullgarisë, në aeroportin e Varnës në veri, për shkak të motit të keq.

Më 13 korrik, Bullgaria shpalli “Kodin Portokalli” paralajmërimin për mot të rrezikshëm për 18 rrethe për të dielën rreth stuhive të parashikuara, por në mëngjesin e 14 korrikut kjo u zvogëlua në tetë rrethe.

Të këshilluara

Greqi-Turqi, erë lufte në Mesdhe

Shtetet e Bashkuara dhe blloku europian e kishin ngritur zërin të shqetësuara se mos presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ndez shkëndijat e një konflikti në det...

08:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI