Flash

Kriza në Venezuelë, qeveria dhe opozita arrijnë marrëveshje për dialog

Lapsi.al 13 July 2019
Kriza në Venezuelë, qeveria dhe opozita arrijnë marrëveshje

Presidenti i Venezuelës ka njoftuar se qeveria dhe opozita kanë arritur marrëveshje për të krijuar një “tavolinë të përhershme të dialogut”, një ditë pasi përfunduan bisedimet në Barbados për zgjidhjen e krizës politike në vend.

“Pas tre ditëve të dialogut intensiv me opozitën venezuelase, ne kemi arritur një marrëveshje që të krijojmë një tavolinë të përhershme të dialogut”, shkruan Nicolas Maduro në rrjetet sociale.

Presidenti i Venezuelës theksoi se ka “besim të plotë se qeveria dhe opozita do të arrijnë shumë shpejt një marrëveshje të shkëlqyer të paqes dhe bashkëjetesës”.

Maduro gjithashtu çmoi vullnetin e qeverisë norvegjeze, e cila ishte ndërmjetësuese në këto bisedime. Bisedimet në Barbados erdhën pas bisedimeve në Oslo të Norvegjisë, të mbajtura në muajin maj, por që nuk dhanë rezultat.

Trazirat politike mes presidentit Maduro dhe liderit të opozitës Juan Guaido kanë vazhduar në Venezuelë që nga 10 janari. Guaido u vetëshpall si president i përkohshëm më 23 janar, duke e cilësuar si mashtrim rizgjedhjen e Maduros në vitin 2018, një veprim i cili u mbështet nga SHBA-të dhe rreth 50 shtete të tjera.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI