Flash

Putin telefonon Zelenskiy-n, në fokus të bisedës Krimeja dhe lirimi i marinarëve

Lapsi.al 12 July 2019
Putin telefonon Zelenskiy-n, në fokus të bisedës Krimeja dhe

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar ditën e djeshme telefonatën e tij të parë me homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskiy. Bazuar në informacionet e bëra të ditura nga zyra e shtypit e presidencës ruse, diskutimet mes dy liderëve u përqendruan në konfliktin në Ukrainën lindore.

Zëdhënësi i Putin, Dimitri Peskov, tha se homologët gjithashtu biseduan për lirimin e të burgosurve ukrainas, si edhe ranë dakord që ekspertë nga të dy vendet do të punonin në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Peskov shtoi se pjesë e tryezës së bisedimeve ishte edhe diskutimi mbi mundësinë e “kontakteve të vazhdueshme në formatin Normandisë”, i përbërë nga një përfaqësues i lartë diplomatik i katër vendeve (Gjermania, Rusia, Ukraina dhe Franca) për t’i dhënë fund luftës në lindje të Ukrainës.

Putin dhe Zelenskiy u takuan për herë të parë në vitin 2014, në kuadër të 70-vjetorit të uljes së aleatëve në Normandi, por bisedimet bilaterale janë bllokuar që nga viti 2016. Zyra e shtypit e presidencës ukrainase zbuloi se Zelenskiy tha i kërkoi Rusisë të lirojë marinarët e marinës ukrainase, të cilën Rusia e kapi së bashku me ekuipazhet e tyre në një incident në nëntor të 2018 në Detin e Zi.

Zelenskiy, një komedian që gëzon popullaritet të madh kryesisht në grupmoshën e të rinjve, fitoi 73 % të votave në balotazhin e prillit kundër ish-presidentit, Petro Poroshenko.

Më herët, Zelenskiy sugjeroi që ai dhe Putin të takohen në Minsk të Bjellorusisë për të diskutuar konfliktin në lindjen e Ukrainës dhe aneksimin e Krimesë nga Rusia  në vitin 2014. Ai shtoi se do të donte që udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë t'u bashkohen me bisedimet.

I pyetur për propozimin e Zelenskiy-t, Putin shprehu për gazetarët gatishmërinë për bisedime.

Të këshilluara

Video/ Zjarr në Greqi, digjen disa shtëpi

Greqia ndodhet në një situatë të vështirë, teksa flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi, duke djegur shtëpi. Mediat fqinje raportojnë se në fshatin Davri ...

17:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI