Flash

Video/ Zjarr në Greqi, digjen disa shtëpi

Lapsi.al 10 July 2019
Video/ Zjarr në Greqi, digjen disa shtëpi

Greqia ndodhet në një situatë të vështirë, teksa flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi, duke djegur shtëpi.

Mediat fqinje raportojnë se në fshatin Davri janë shkrumbuar nga flakët dy shtëpitë e para, ndërsa i gjithë fshati është evakuuar. Zjarri ka shpërthyer fillimisht në rrugën Lamia Domokou, më pas pranë manastirit të Agia Anna, ndërsa një vatër e tretë në Domokos Mines.

Sipas dëshmive të banorëve, flakët kanë kaluar nëpër oborret e shtëpive të pjesës veriore të fshatit dhe fatmirësisht zjarri është larguar për në mal.

Aktualisht forcat tokësore dhe ajrore janë duke luftuar me flakë për të parandaluar djegien e fshatit, ndërsa forcat zjarrfikëse janë mobilizuar për vënien në kontroll të flakëve.

https://www.youtube.com/watch?v=lJdSl6tLaqU

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI