Flash

"Blic": Nga Moska në Beograd, Macron është tani aleat i Serbisë përballë Kosovës

Lapsi.al 9 July 2019
"Blic": Nga Moska në Beograd, Macron është tani aleat i

Gazeta serbe “Blic” raporton se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të rreshtohet përkrah Serbisë, përsa i përket konfliktit me Kosovën. E përditshmja serbe e konsideron ‘risi’ pozicionimin e ri të Parisit.

“Macron, si një lider i ri evropian së bashku me Sebastian Kurtz, zëvendëson Angela Merkel, dhe prandaj synon të zgjerojë influencën e tij në rajonin e Ballkanin. Ndërkohë që duke vizituar vetëm Serbinë nga të gjitha shtetet e rajonit, ai dërgon një sinjal të qartë se shteti ynë (Serbia) është aleat kryesor i Francës në këtë pjesë të Evropës”, shkruan “Blic”, që e konsideron si “risi” pozicionimin e aluduar të Parisit zyrtar.

Shkrimi përmend edhe vizitën e Macron në Moskë, ku do të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, në paraprirje të vizitës së tij në Beograd. Sipas “Blic”, qëndrimi i Macron ndaj Prishtinës ka ndryshuar pas refuzimit të qeverisë së Kosovës për të pezulluar taksën 100% ndaj mallrave dhe produketeve me origjini nga Serbia. Po ashtu, dhe për faktin se shqiptarët shohin si aleat të vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sa i përket marrëdhënieve Francë-Serbi, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se do të nënshkruhen rreth 20 marrëveshje me Macron.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI