Flash

Bitcoins konsumon energji më shumë se Zvicra

Lapsi.al 8 July 2019
Bitcoins konsumon energji më shumë se Zvicra

Bitcoin, kriptovaluta më e popullarizuar, konsumon më shumë energji elektrike se disa vende të ndryshme të botës.

“Miniera”, sistemi i përdorur për të lëshuar bitcoins përmes fuqisë informatike të shumë kompjuterëve të shpërndarë në të gjithë globin, kërkon 60,45 terawatt orë energji në vit, thënë ndryshe më shumë se konsumi i energjisë elektrike në të gjithë Zvicrën.

"Kjo është theksuar nga indeksi i konsumit të energjisë elektrike të bitcoin”, sipas Universitetit të Kembrixhit.

Të dhënat, të përditësuara çdo 30 sekonda, tregojnë se prodhimi bitcoin përdor vetëm 0,27% të energjisë elektrike të konsumuar në botë.

Kjo shifër, merr një peshë tjetër krahasuar me nevojat energjetike të kombeve.

Bitcoin kërkon më shumë energji se Zvicra, që konsumon 58,46 terawatt në orë, me tetë milion banorët e saj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI