Flash

“Administrata Trump e paaftë” May mbështet ambasadorin pas përgjimeve

Lapsi.al 9 July 2019
“Administrata Trump e paaftë” May mbështet ambasadorin pas

Kryeministrja britanike ka dhënë mbështetjen e plotë për ambasadorin e Britanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi Donald Trump tha se nuk do të punojë më me të. Deklarata e Trump erdhi si kundërpërgjigje pas rrjedhjes së emaileve të publikuara në gazetën britanike “The Mail”, që zbulonin se ambasadori Kim Derek e ka cilësuar asministratën trump si të paaftë.

Përmes disa postimeve në rrjetin social Twitter, Trump e ka kritikuar Theresa Mayn se e futi në një rrëmujë procesin e daljes së Britanisë nga BE-ja. Kryeministria britanike e cilësoi të pavend rrjedhjen e këtyre e-maileve dhe tha se Britania dhe SHBA vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të vecantë dhe të qëndrueshme.

Megjithatë, në deklaratën e kryeministrisë britanike thuhet më tej se ambasadorët duhet të japin vlerësime të qarta për politikat në vendin e tyre dhe se e mbështesin Kim Derek. Sakaq, ambasadori britanik Kim Derek ka ende në plan t’i bashkohet sekretarit amerikan për tregti Liam Fox në një takim me vajzën e presidentit Trump, Ivanka Trump.

Ndërkohë Trump u shpreh një ditë më parë si kundërgjigje ndaj deklaratave të ambasadorit britanik, se nuk e pëlqen këtë të fundit dhe nuk ka punuar ashtu sic duhet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI