Flash

Joe Biden kritikon paraqitjen e Trumpit në skenën botërore

Lapsi.al 12 July 2019
Joe Biden kritikon paraqitjen e Trumpit në skenën botërore

Ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mbajti fjalimin e parë të madh për politikën e jashtme, si kandidat presidencial i Partisë Demokratike. Duke folur në Nju Jork, Biden kritikoi paraqitjen e presidentit amerikan, Donald Trump, në skenën botërore dhe premtoi se do të luftojë autoritarizmin dhe paqëndrueshmërinë globale.

Biden, i cili është favorit në mesin e kandidatëve demokratë për zgjedhjet e vitit 2020, tha se qasja “Amerika e para” e Trumpit është “agresive, shkurtpamëse dhe kërcënon interesat e SHBA-së dhe demokracinë në gjithë botën”. “Demokracitë në botë presin nga Amerika që t’iu përmbahet vlerave që na bashkojnë… Donald Trump duket se është në ekip tjetër”, tha Biden.

Demokratët do të zgjedhin kandidatin e tyre në korrik të vitit 2020, i cili më pas do të sfidojë Trumpin në zgjedhjet e nëntorit. Biden foli edhe për synimet e tij në Iran, Afganistan, Jemen e të tjera. Ai ka qenë nënpresident në administratën e ish-presidentit amerikan, Barack Obama.

Të këshilluara

Video/ Zjarr në Greqi, digjen disa shtëpi

Greqia ndodhet në një situatë të vështirë, teksa flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi, duke djegur shtëpi. Mediat fqinje raportojnë se në fshatin Davri ...

17:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI