Flash

Rreth 40 milionë njerëz në botë janë robër të skllavërisë moderne

Lapsi.al 17 July 2019
Rreth 40 milionë njerëz në botë janë robër të

Dhjetë mijë njerëz do të duhet të lirohen çdo ditë për të eleminuar skllavërinë moderne gjatë dekadës së ardhshme, thuhet në një hulumtim, që tregon vendet të cilat bëjnë pak, ose aspak përparim në përpjekjet për t’i dhënë fund punës së detyruar.

Më pak se gjysma e vendeve të botës e rendisin punën e detyruar si një krim dhe shumica nuk e konsiderojnë martesën e detyruar si një krim, tha raporti i organizatës me bazë në Australi, Walk Free Foundation.

Më shumë se 40 milionë njerëz janë vlerësuar të jenë robër në skllavërinë moderne, që përfshin punën e detyruar dhe martesën e detyruar.

Përfundimi i skllavërisë moderne deri në vitin 2030 ishte një nga qëllimet botërore të miratuara unanimisht nga anëtarët e Kombeve të Bashkuara, katër vjet më parë. Por, në situatën e sotme, arritja e këtij qëllimi është “e pamundur”, tha raporti.

“Në bazë të përparimin aktual, ne nuk do të jemi në gjendje të zhdukim skllavërinë moderne deri në vitin 2030”, tha Fondacionin Reuters, Katharine Bryant, drejtuese e hulumtimeve në Walk Free.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI