Flash

A mban Amerika të fshehur alienë? Fushata e Facebook pranë Zonës 51

Lapsi.al 18 July 2019
A mban Amerika të fshehur alienë? Fushata e Facebook pranë

Fushata “Sulmi mbi Zonën 51” që tani ka arritur më shumë se 1 milion ndjekës në Facebook është bërë e njohur në përmasa globale.

Edhe pse themeluesi i kësaj fushate e ka pranuar se gjithçka ka filluar si një shaka, kjo nuk i ka penguar njerëzit që të marrin seriozisht këtë.

Plani është që me datën 20 shtator të marshohet drejt Zonës 51, që është një bazë amerikane e sigurisë së lartë, dhe të zbulohet përfundimisht se a mbahen aty alienë. Forcat amerikane kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë askënd të i afrohet kësaj baze top sekrete mbi të cilën nuk ka shkelur asnjëherë ndonjë civil. Ata madje kanë paralajmëruar se do të qëllojnë mbi ata që do i afrohen ilegalisht bazës.

Mediat amerikane kanë bërë një kërkim tek hotelet më të afërta të kësaj zone për të parë nëse interesimi është serioz. Ata kanë gjetur se të gjitha hotelet janë të rezervuara për datën në fjalë.

“Shumica e personave ndonëse e dinë se është një shaka, janë kuriozë dhe duan të shohin se a do të ndodhë marshimi në Zonën 51 me të vërtet”, ka thënë menaxheri i njërit prej hoteleve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI