Flash

"Russiagate"/ Salvini nuk paraqitet në interpelancën e parlamentit italian për fondet ruse

Lapsi.al 25 July 2019
"Russiagate"/ Salvini nuk paraqitet në interpelancën e

Zv.kryeministri italian dhe njëherësh kreu i partisë qeverisëse “Lega”, Matteo Salvini, ka shmangur përmes mosparaqitjes seancën parlamentare ku ishte parashikuar të pyetej mbi pretendimet e ngritura për financimin nga Rusia të forcës politike që drejton.

Numri dy i ekzekutivit të Italisë, që sherbën po ashtu në cilësinë e ministrit të Brendshëm, ka hedhur poshtë prej kohësh zërat për një marrëveshje okulte të kësaj natyre me rusët, pavarësisht të raporteve të publikuara në fillim të këtij muaji, që tregojnë se një prej ndihmësve të Salvinit është përpjekur të arrijë një ujdi me Moskën në sektorin e naftës. Në sajë të kësaj marrëveshjeje, fondet ruse do të “arkëtoheshin” në “depozitat” e “Lega”-s, në kuadër të fushatës e saj për zgjedhjet evropiane të fundmajit.

Në të vërtetë, nuk ka asnjë dëshmi që të faktojë finalizimin e një marrëveshjeje të tillë, megjithatë akuzat e lartpërmendura i shtynë prokurorët e Milanos të nisnin një hetim duke hedhur kështu një tis dyshimi mbi marrëdhëniet mes “Lega”-s dhe Kremlinit.

Ndonëse “Russiagate” ka dominuar së fundi skenën politike italiane, mbështetjen për partinë e djathtë nuk është lëkundur, por përkundrazi, është rritur së fundmi në nivelin 37.8%. Ndërkohë, të majtët në opozitë, PD-ja italiane, kanë deklaruar se do të paraqisin një mocion mosbesimi ndaj Salvinit, për refuzimin që ministri po i bën përballjes me parlamentin lidhur me këtë çështje.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI