
Qytetarët janë mbledhur sërish këtë të hënë në protestë para Kryeministrisë. Si çdo ditë tashmë prej 31 majit, ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Rama.
Revolta qytetare ka marrë hov javët e fundit nga dalja në shesh e studentëve dhe të rinjve, sidomos në Tiranë.
Sakaq, ka patur edhe përplasja të forta me policinë, e fundit ishte protesta kombëtare e së shtunës në rrugën e Durrësit para ministrisë së Arsimit dhe përballë Kryeministrisë.
Pavarësisht presionit të forcave të rendit, të cilët kanë filluar me gjobitjen e kujtdo që del në shesh si pjesëmarrës në tubim të paligjshëm, aktivistë dhe qytetarë janë të vendosur për të mos u tutur nga kërkesat e tyre.