Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

U konsiderua "dështimi më i madh i BE", Mogherini nis "predikimet" para largimit

Lapsi.al 3 September 2019
U konsiderua "dështimi më i madh i BE", Mogherini nis

Përfaqësuesja e lartë në largim e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka bërë një tjetër apel për afrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor me Unionin, në koherencë me qendrimet e saj të deritanishme në cilësinë e shefes së diplomacisë evropiane.

Sipas kryediplomates, është në interesin e qartë të BE-së që Ballkani të bëhet pjesë e saj.

“Të gjithë e dimë se ky është një proces i gjatë, një proces i ndërlikuar, gjithmonë interesant dhe i gjallë, që do të marrë kohë. Do të duhet shumë zgjidhje problemesh, shumë angazhim politik nga të gjitha anët me vendosmëri. U deshën 25 vjet për ta zgjidhur çështjen e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tani kjo është arritur, falë guximit, udhëheqjes, këmbënguljes dhe falë mbështetjes dhe inkurajimit të vazhdueshëm të Bashkimit Europian”, është shprehur Mogherini nga Komisioni Evropian, ku ka shërbyer si numri 2, pas presidentit po ashtu në largim Jean-Claude Juncker.

Duke iu referuar tërthorazi Kosovës, Mogherini u shpreh se pajtimi duhet të jetë në krye të axhendës, ndonëse nuk ka përmendur idenë tashmë “të varrosur” njëherë e përgjithmonë të këmbimit të territoreve me Serbinë, për të cilën shprehu dakordësi që në krye të herës.

Sipas Mogherini-t, ka ardhur koha të hidhet një hap përpara drejt bashkimit të familjes europiane, me mençuri dhe qëndrueshmëri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI