Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Merkel: Akoma shumë mundësi për një marrëveshje për Brexit

Lapsi.al 12 September 2019
Merkel: Akoma shumë mundësi për një marrëveshje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot se kishte shpresa për një marrëveshje mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian për Brexit, pavarësisht pasigurive për situatën politike në Londër.

Duke u ndalur tek Brexit gjatë një fjalimi në Dhomën e Ulët të Parlamentit Gjerman, Merkel u shpreh shumë e bindur se ekzistonin ende të gjitha mundësitë për të arritur aty në mënyrë të koordinuar, domethënë me një marrëveshje.

“Dhe qeveria gjermane do të angazhohet deri ditën e fundit që kjo gjë të jetë e mundur”, nënvizoi ajo gjatë debateve për buxhetin 2020 në Bundestag.

Kancelarja konservatore shtoi se Gjermani ishte gjithashtu e përgatitur në rast të një largimi të Britanisë së Madhe pa marrëveshje.

Kryeministri britanik, Boris Johnson konfirmoi se do të bënte përpjekje për të arritur një marrëveshje të re divorci me Bashkimin Europian deri në samitin e 17-18 tetorit, pas një sërë debatesh të nxehta në Dhomën e Komuneve dhe humbjes së maxhorancës që kundërshton strategjinë e tij për një Brexit me çdo kusht.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI