Flash

BE-ja dhe Britania pajtohen për bisedimet mbi Brexit

Lapsi.al 20 September 2019
BE-ja dhe Britania pajtohen për bisedimet mbi Brexit

Bashkimi Evropian ka thënë se negociatorët britanikë dhe ata të BE-së janë pajtuar për të vazhduar diskutimet me qëllim të finalizimit të Brexitit, apo largimit të Britanisë nga blloku evropian.

Komisioni Evropian ka thënë të premten se bisedimet teknike janë të fokusuara “në konceptet, parimet dhe idetë që i ka çuar përpara Mbretëria e Bashkuar”.

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Britanisë që të dorëzojë propozime të shkruara se si do të sigurohet lëvizja pa probleme e mallrave në kufirin irlandez kur Irlanda Veriore të largohet nga BE-ja, bashkë me pjesën tjetër të Britanisë, shkruan rel.

Komisioni ka thënë se është “thelbësore që të ketë zgjidhje ligjore dhe operacionale” në marrëveshjen për Brexit, ku do të përfshihen kushtet e divorcit.

Ky Komision po ashtu ka thënë se BE-ja vazhdon të ketë gatishmëri dhe të jetë e hapur për të diskutuar propozimet që përputhen me të gjitha objektivat e ndalesës në kufirin irlandez.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Të këshilluara

Gjermani, 100 miliardë euro për klimën

Qeveria gjermane kërkon të miratojë një paketë masash për klimën prej të paktën 100 miliardë eurosh, deri në vitin 2030, sipas një projekti ende në diskutim në ...

13:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI