Flash

Menduan se gjetën kurën për koronavirusin, vdesin 300 veta në Iran nga përdorimi metanolit

Lapsi.al 27 March 2020
Menduan se gjetën kurën për koronavirusin, vdesin 300 veta

Më shumë se 300 njerëz kanë humbur jetën dhe 1 mijë të tjerë janë sëmurë në Iran pasi konsumuan metanol, raportojnë mediat vendase.

Sipas Fox News, iranianët besonin se metanoli do i mbronte nga koronavirusi. Që kur nisi epidemia, mediat sociale në Iran janë mbushur me kura të ndryshme false për koronavirusin.

Në këtë vend është i ndaluar konsumi i alkoolit, por në vend ka nisur të shpërndahet alkool industrial.

Një këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë tha se vendet e tjera kanë një problem, Irani ka dy.

“Ne duhet të kurojmë njerëzit nga helmimi me alkool, por edhe duhet të luftojmë koronavirusin”.

Qeveria iraniane fillimisht e nënvlerësoi rrezikun e koronavirusit. Tani vendi numëron 29 mijë raste dhe mbi 2200 viktima.

Të këshilluara

Çfarë po ndodh me vaksinën kundër Covid-19

Çdo ditë ka të dhëna të reja nga laboratorët shkencorë që punojnë mbi vaksinën kundër Korona virusit, dhe ndërsa testimet e para për vullnetarët kanë filluar në...

21:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI