Flash

New York-u mbyll shkollat deri në përfundim të vitit shkollor

Lapsi.al 11 April 2020
New York-u mbyll shkollat deri në përfundim të vitit shkollor

Të gjitha shkollat publike në New York do të qëndrojnë të mbyllura për pjesën tjetër të vitit shkollor. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë Bill de Blasio, i cili tha se marrja e këtij vendimi nuk ishte i lehtë.

Kryebashkiaku tha se vendimi u mor pas diskutimeve me epidemiologun Anthony Faucchi, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë.

Shkollat janë mbyllur që nga 16 mars dhe mësimi zhvillohet online.

Sipas autoriteteve, familjet që nuk kanë mundesi financiare dhe materiale për të monitoruar mësimet e fëmijëve të tyre në internet, do të marrin kompjutera dhe tableta nga komuna. Rreth 175,000 pajisje të tilla tashmë u janë dërguar fëmijëve në qytet.

Guvernatori i New York-ut Andreë Cuomo zgjati mbylljen e shkollave në të gjithë shtetin deri në 29 prill.

Të këshilluara

908 të vdekur nga koronavirusi në Turqi

Turqia konfirmoi 96 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Me shifrat e reja, numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi, shkon në 908. Numri i ...

10:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI