Flash

OBSH: Deri sa të zhvillohet vaksina kundër Covid-19, do të ndryshojmë stilin e jetesës

Lapsi.al 9 May 2020
OBSH: Deri sa të zhvillohet vaksina kundër Covid-19, do të

Drejtori ekzekutiv i programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetit, Dr. Mike Ryan, tha se jeta e njerëzve në të gjithë botën mund të përballet me ndryshime të rëndësishme derisa të zhvillohet një vaksinë kundër Covid-19, shkruan CNN.

“Ka një rrugëdalje, por ne duhet të mbetemi gjithnjë vigjilentë. Dhe mund të duhet të kemi një ndryshim të rëndësishëm në stilin e jetës tonë, derisa të arrijmë në një pikë ku tѱ kemi një vaksinë efektive, ose një trajtim efektiv,” tha Ryan në një konferencë të premten e 8 majit.

”Për tu rihapur, shumë vende po marrin një qasje shumë të kujdesshme hap pas hapi, duke u mbështetur në durimin dhe këmbënguljen e qytetarëve të tyre për të vazhduar të vuajnë atë që është një proces i vështirë si psikologjikisht ashtu edhe ekonomikisht për shumë njerëz. Unë mendoj se të gjithë po e bëjnë këtë sepse ne duam t’i mbrojmë ata që i duam”, tha ai.

Ryan shikon me shqetësim mënyrat se si do hapen shkollat, kthimet e pjesshme në vendet e punës dhe masat e kujdesshme në zonat me densitet të lartë.

Ndërsa për aktivitete të tilla si koncertet dhe ato sportive, ai tha se do të jetë shumë më e vështirë që t’i kthehen normalitetit.

Të këshilluara

Vetëvrasja e dyshimtë e miliarderit rus

Një miliarder rus, zotërues i një korporate botërore të qymyrit, është gjetur i vrarë me armë në shtëpinë e tij, me një pistoletë pranë trupit. Trupi i Dmitry B...

22:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI