Flash

Danimarka hap kufijtë për çiftet e ndara

Lapsi.al 26 May 2020
Danimarka hap kufijtë për çiftet e ndara

Danimarka ka rihapur kufijtë për çiftet që janë ndarë nga partnerët e tyre si pasojë e koronavirusit.

Të hënën, partnerët e ndarë që jetojnë në shtetet nordike apo në Gjermani, janë lejuar të hyjnë në Danimarkë.

Aktualisht rregullat kërkojnë që njerëzit të vërtetojnë lidhjen e tyre para autoriteteve përmes fotografive, mesazheve të shkruara apo shkëmbimit të adresave elektronike.

Mirëpo Ministri i Drejtësisë, Nick Hækkerup, ka thënë se këto rregullore do të lehtësohen në ditët në vijim, dhe krejt çfarë do të duhet është një letër e nënshkruar nga të dyja palët.

“Nëse thoni se keni të dashur dhe nënshkruani dokumentin, në do të pretendojmë se është e vërtetë”, ka thënë Hækkerup për televizionin, TV2.

Një numër shtetesh janë duke konsideruar rihapjen e kufijve të brendshëm të Evropës, teksa shkalla e infektimit me koronavirus zvogëlohet.

Gjermania ka propozuar lejimin e hyrjes së udhëtarëve nga 25 vende të Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe shtetet si Islanda dhe Norvegjia nga 15 qershori. /Rel/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI