Flash

KLSH: 36 milionë euro abuzime në tatime dhe dogana vetëm në 6 muajt e parë të vitit

Lapsi.al 2 October 2020
KLSH: 36 milionë euro abuzime në tatime dhe dogana vetëm në

Pas auditimit të kryer nga KLSH, është konstatuar një dëm ekonomik jo i vogël, por 36 milionë euro, gjatë periudhës janar-qershor.

Përtej dëmeve të shkaktuar për shkak të pandemisë në nivelin e të ardhurave në buxhet duket se shqiptarët do të paguajnë me taksat e tyre edhe keqmenaxhimin e institucioneve shqiptare.

Kontrolli i Lartë i Shtetit pas auditimit në institucionet qendrore dhe vendore për pjesën e parë të këtij viti ka vërejtur një sërë abuzimesh.

Në raport theksohet se dëmi më i madh i konstatuar është në zbatimin e legjislacionit tatimor i cili është mbi 1 miliard lekë ose 8 milionë euro e ndjekur nga zbatimi i legjislacionit doganor ku janë konstatuar 3.6 milionë euro dëme dhe keqadministrimi i dhënies së pronave shtetërore me qira si dhe PPP-ve me një efekt negativ në buxhet prej 296 mijë eurosh.

Problematike në aspektin financiar mbeten edhe prokurimet publike.

Dëmi ekonomik në fushën e prokurimeve publike konstatohet si shkelje në: përgatitjen e dokumentacionit të tenderit,hartimin e specifikimeve teknike dhe kritereve të vlerësimit.

Nisur nga shkeljet e konstatuara Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në prokurori 10 kallëzime penale për punonjës të ndryshëm.

Gjatë periudhës Janar – Qershor 2020 janë rekomanduar nga KLSH 753 ndryshime apo përmirësime ligjore dhe masa organizative gjithashtu KLSH ka rekomanduar 748 masa organizative, në drejtim të forcimit të menaxhimit financiar dhe sistemeve të kontrollit.

DEMET NE BUXHET SIPAS KLSH

-TOTALI 36 MLN EURO

-TATIME 8 MLN EURO

-DOGANA 3.6 MLN EURO

-DHENIE E PRONES SHTETERORE ME QIRA 296 MIJE EURO.

Të këshilluara

Vetëvendosje: Rama, doganieri i Serbisë

“Edi Rama na tregoi sot se si Shqipëria do fitojë nga përdorimi i Portit të Durrësit prej Serbisë, dhe se si, sipas tij, këtë e di çdo ekonomist”. Kështu nis...

22:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI