Flash

Raporti i Freedom House, si e goditi pandemia demokracinë në Shqipëri: Qeveria u fuqizua më tej, s'kishte ndodhur më parë të hetoheshin njerëz për postimet në Facebook

Lapsi.al 3 October 2020
Raporti i Freedom House, si e goditi pandemia demokracinë në

Pandemia e COVID-19 e ka thelluar krizën për demokraci në të gjithë botën, duke u siguruar qeverive një mbulesë për të prishur zgjedhjet, heshtur kritikët dhe median, si dhe për të minuar përgjegjësinë e domosdoshme që kanë për të mbrojtur të drejtat e njeriut si dhe shëndetin publik, thuhet në raportin “Demokracia nën izolim”, të organizatës Freedom House. Raporti thotë se që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, gjendja e demokracisë dhe të drejtave të njeriut është përkeqësuar në 80 vende të botës. Përkeqësim ka pasur veçanërisht në demokracitë e rrezikuara dhe shtetet me qeverisje shtypëse, sipas ekspertëve të anketuar nga projekti.

Përsa i përket Shqipërisë, disa nga gjetjet e raportit FH janë këto:

– Një ndër sfidat më të mëdha për demokracinë në Shqipëri ishte anashkalimi i çdo procesi demokratik dhe fakti që qeveria qeverisi me drekrete që ndryshonin çdo ditë.

– Gjykatat ishin mbyllur dhe masat e qeverisë nuk mund të sfidoheshin apo apeloheshin, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jofunksionale.

– Policisë iu dha më shumë pushtet e kompetenca për gjobëvënie dhe arrestime ndaj qytetarëve që shkelnin karantinën dhe masat kufizuese.

– Qeveria, e cila që më parë ishte dominuese dhe e pasfiduar, u fuqizua edhe më shumë gjatë pandemisë.

– Grumbullimet dhe protestat nuk lejoheshin dhe kishte raste kur njerëzit u hetuan për postimet e tyre në Facebook, gjë që nuk kishte ndodhur më parë.

– Probleme pati dhe me qasjen në informacion dhe me transparencën e llogaridhënien e qeverisë ndaj qytetarëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI