Flash

Kodi zgjedhor/ Patozi: Nga kush e mbroni listën ju, o trima?

Lapsi.al 5 October 2020
Kodi zgjedhor/ Patozi: Nga kush e mbroni listën ju, o trima?

Teksa komenton ndryshimet në kodin zgjedhor, koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, shkruan se nuk mund të shitet si arritje historike, “pisllëku” siç e quan ai me herësin e kryetarit, si postobllok i pakalueshëm për ta mbajtur mbyllur listën.

Postimi i Astrit Patozit 

NGA KUSH E MBRONI LISTËN JU, O TRIMA?

Përfundimisht janë të papërsëritshëm, edhe pse tmerrësisht të parashikueshëm. Këtë pisllëkun me herësin e kryetarit, si postobllok i pakalueshëm për ta mbajtur mbyllur listën, duan edhe të na e shesin si arritje historike.

Me demek zgjedhësit paskan të drejtë ta ndryshokan renditjen e partisë dhe për këtë duhet të ndjehen të lumtur. Edhe pse që kjo të ndodhë duhet të shkojë gjaku në gju të kalit, madje mund të ndodhë që në gjithë Shqipërinë të mos ketë asnjë rast të vetëm për t’u aplikuar.

Por nuk na thonë se përse disa nga kafshët duhet të jenë më të barabarta se të tjerat, kur bëhet fjalë për të njëjtën fermë oruelljane (parti apo subjekt tjetër zgjedhor qoftë).

Sepse nuk kuptohet nga kush e mbrojnë këta partinë, që disave u është caktuar herësi i Damianit për ta kaluar, njësoj si rekordi i Sergei Bubkës në kërcim me shkop, kurse ata që i ka xhan kryetari nuk kanë nevojë fare as të kërcejnë nga vendi. A thua se nuk është i njëjti person që e firmos listën e plotë të partisë së vet, pa pasur nevojë që disa të jenë të nënës dhe të tjerët të njerkës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI